970×90
970×90
970×90

Edi Rama ateron nesër në Prishtinë, Kurti thotë se nuk takohet me të

Edi Rama ateron nesër në Prishtinë, Kurti thotë se nuk takohet me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi sot se do ta refuzojë në takim kryeministrin shqiptar Edi Rama që vjen nesër në Prishtinë për të nisur turin e Procesit të Berlinit. Çka tha Rama dhe çfarë domethënie politike ka e gjithë kjo?

Kriza e marrëdhënieve mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë mund të jetë futur në një fazë të re.

Në mëngjesin e sotëm, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nënkuptoi se po e refuzonte takimin me Edi Ramën duke thënë se kërkonte mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive, e cila ishte anuluar nga ky i fundit muajin e kaluar.

“ Nuk lëngon raporti Kosovës-Shqipëri, por edhe demokracia, paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohet kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë por për shkak se mbledhjet e të dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm. Unë e konsideroj të nevojshme mbledhjen e dy qeverive, por jo takime të tjera,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.

Madje, ai u duk sikur po hidhte dyshime në lidhje me kohën se kur po zhvillohej turi i kryeministrit Edi Rama.

“… Procesi i Berlinit samitin e radhës në Tiranë e ka në mes të muajit tetor. Tash jemi në fillim të korrikut, nuk është as mesi i muajit gusht, as shtator, por tetor… shumë mirë që bëhen këto përgatitje kaq herët, mirëpo përderisa i bëjmë këto përgatitje kaq herët, të mos vonohemi edhe më tutje me një anulim të paarsyeshëm të mbledhjes së dy qeverive andaj për mua është e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive.” – u shpreh ai.

Rama u pyet për këtë refuzim të Kurtit nga mediat në Shqipëri derisa po shpaloste një vendim në fushën e arsimit.

“Nuk kam lidhje me këtë. Jam këtu për këtë vendim. Për sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit do të flas kur të jetë koha për të folur, që është nesër në Prishtinë.”u shpreh kryeministri Rama.

Një gjë e tillë nënkupton se Rama megjithatë do të vijë në Prishtinë përkundër refuzimit të Kurtit për ta takuar në kuadër të turit për Procesin e Berlinit.

Rama në atë konferencë për gazetarë u pyet edhe për Ballkanin e Hapur, por refuzoi të jepte përgjigje.

“Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë. Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët…” – ishte shprehur z. Edi Rama.

Nuk dihet se cilin prej krerëve institucionalë do ta takojë Kurti në Prishtinë në kuadër të turit të tij të Procesit të Berlinit. Ai do të ketë vizita edhe në kryeqytetet e vendeve tjera fqinje në kuadër të këtij turi.

Related posts