Producenti dhe aktori kosovar, Edi Lushi bashkë me regjisorin Peter Anthony, kanë vizituar sot pavionin e filmit të Kosovës në Cannes të Francës me ç’rast janë takuar me përfaqësuesit e QKK në Cannes
Gjatë këtij takimi ata kanë folur për projektet e fundit që pritet t’i realizojnë në Kosovë, në mes tjerash TV-serialin Albanian Gangster dhe “In the Name of Freedom”.
Të dy këto seriale do të jenë një ndër investimet më të mëdha filmike që janë bërë në Kosovë ndonjëherë dhe për këtë Lushi dhe Anthony i kanë njoftuar zyrtarët e Qendrës Kinematografike të Kosovës në Cannes, të cilët janë të vendosur në tregun e filmit “Marche Du Film”.
Lushi dhe Anthony aty janë takuar me disa nga zyrtarët e Qendrës Kinematografike të Kosovës si më Hazir Sh Haziri, Arian Krasiniqi, Hana Bucaliu, etj.
Gjatë muajve të verës pritet që të fillojë xhirimi i filmit “Albanian Gangster” për të vazhduar mandej me filmin më të mëdh që do të bëhet për luftën në Kosovë, “In the Name of Freedom”. /GazetaExpress/