970×90
970×90

Edhe sot vazhdon sekuestrimi i villave në Brezovicë

Edhe sot vazhdon sekuestrimi i villave në Brezovicë

Edhe sot po vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale në zonën e Brezovicës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë edhe sot janë duke vazhduar aksionin lidhur me sekuestrimin e objekteve të ndërtimit në Brezovicë – Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”.

“Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i rastit,Rasim Maloku ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se 53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar.

Maloku tha se ato janë objekte në pronësi të politikanëve, biznesmenëve e qytetarëve.

Dosja “Brezovica” deri më tani ka dërguar prapa grilave mbi 30 persona, përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë.

Në njërin nga këto aksione ishte arrestuar edhe ish-kryetarit të Shtërpcës Bratisllav Nikoliq.

Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Nikoliq dyshohej se kishte pranuar ryshfet dhe dhurata me qëllim të lëshimit të lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në vikend-zonën e Brezovicës.

Të arrestuarit tjerë në këtë rast janë nga Prishtina, Ferizaj, Hani i Elezit, e shumë komuna të tjera në vend

Related posts