
Edhe shtëpia e deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi, po bastiset nga EULEX.
Pjesëtarë të EULEX’it po bastisin edhe shtëpinë e Selimit, krejt kjo një ditë pas udhëtimit të tij për në Hagë.
Zyrtarët e EULEX’it po ashtu kanë bastisur edhe shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.
Deri tani, nuk është dhënë ndonjë informatë në lidhje me këto operacione.