970×90
970×90

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Specialja


Gjykata Speciale e ka ftuar edhe një ish-ushtar të UÇK-së.

Bëhet fjalë për Ahmet Rrahmanajn nga fshati Bubël i Malishevës, shkruan lajmi.net.

Këtë të ditur e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës, të cilët kanë thënë se ftesa është bërë publike me kërkesë të vetë Rrahmanajt.

Po ashtu, OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se Rrahmanaj do të udhëtojë në Hagë në muajin maj.

Kujtojmë se ftes për tu paraqitur para zyreve të Specializuara të Prokurorisë tashmë kanë marrë një numër i madh i ish-ushtarëve të UÇK-së.

Prej tyre ka edhe figura të profilit të lartë të luftës dhe politikës. 

Related posts