Në vendin tonë pritet që të ndërtohen 2 hotele nga brendi më i madh në botë Marriott, Four Points by Sheraton që do të ndërtohet në Marigona Residence dhe Courtyard by Marriott që do të jetë në qendër të qytetit të Prishtinës.
Të mërkurën, më 28 mars 2018 do të nënshkruhet marrëveshja kontraktuale në mes të Marigona Tower, pjesë e kompanisë Marigona Residence dhe Marriott International INC.
Ky investim do të kapë shumën e mbi 16 milionë euro për 2 hotelet dhe do të mundësojë punësimin e qindra qytetarëve.
Vlen të theksohet se Marigona Residence në portfolion e saj ka kompani të ndryshme që operojnë suksesshëm në disa sektore. Përderisa Marriott International është zinxhiri më i madh i hoteleve në botë, me 6500 sosh dhe ka nën markën e saj 30 brende të njohura që operojnë në 127 shtete të botës.