
Edhe mediat e huaja kanë shkruar për fluturimin me ALK Airlines nga Prishtina për në Basel, ku për shkak të turbulencave të mëdha pije të nxehta u derdhen mbi pasagjerët.
“Mail Online” shkruan se si një grua mund të shihet duke mbajtur duart e saj së bashku duke u lutur, pasi uji i ndezur nga karroca e pijeve derdhet në krahët e saj, shkruan Reporteri.net.
Kjo media më tej shkruan se ngjarja u filmua nga Mirjeta Basha e cila tha se turbulencat filluan rreth 30 minuta pas ngritjes dhe zgjatën për të paktën pesë minuta.