970×90
970×90

Edhe kryeministri italian kërkon heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut

Edhe kryeministri italian kërkon heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut


Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka kërkuar heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Këto deklarata i bëri sot Conte gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në anën tjetër presidenti Vuçiq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për rrugën e saj evropiane dhe për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe arritjen e një marrëveshjeje.

“Unë konfirmoj se Italia do të jetë ambasadori i Serbisë dhe autoriteteve serbe në rrugën e integrimit evropian”, tha Conte në një konferencë të përbashkët të shtypit me presidentin serb në Beograd, shkruan “Tanjug”, transmeton lajmi.net.

Conte gjithashtu shprehu mbështetje të madhe për përpjekjet e presidentit serb, Vuçiq në arritjen e një kompromisi për Kosovën, i cili, siç tha ai, do të lehtësohet nga BE-ja.

Conte në këtë konferencë i bëri thirrje autoriteteve kosovare që ta pezullojnë apo shfuqizojnë vendimin për taksën dhe të vazhdohet dialogu me Serbinë.

“Ne shpresojmë që kompromisi të arrihet shumë shpejt. Ne jemi të vetëdijshëm se Serbia dhe Kosova duhet të kalojnë të gjithë kufijtë në negociata, me qëllim që të përcaktojnë një marrëdhënie intensive në stabilizimin e marrëdhënieve, të cilat do të pasqyrohen në stabilitetin e të gjithë rajonit në periudhën e ardhshme të një perspektive paqësore që do të kontribuojë gjithashtu në vlerat e Evropës”, tha Conte, transmeton më tutje lajmi.net.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha sot në Beograd se vendosja e taksës nga Kosova nuk çon askund dhe se sipas tij, dialogu është e vetmja mënyrë që hap rrugën për në BE-në.

“Unë përsëris, sipas mendimit tim, iniciativat e nisura nga Kosova nuk çojnë në asgjë, masa e tyre, procesi nuk po çon askund. Mendoj se e vetmja mënyrë për të shpejtuar rrugën drejt BE-së është dialogu. Të gjitha palët duhet të tregohen të mençura”, ka thënë Conte.

Conte po ashtu në këtë konferencë bëri të ditur se do të bisedojë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini në lidhje me zhvillimet e ardhshme.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në konferencën e përbashkët me kryeministrin italian Giuseppe Conte, tha se është e rëndësishme që të kërkohet paqe dhe kompromis dhe se sipas tij, Serbia është gati për të biseduar me Kosovën dhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje e cila në të ardhmen mund të çojë në disa lloj zgjidhje miqësore.

Related posts