Kandidati i opozitës për president të Malit të Zi, Marko Milaçiq, thotë se nëse ai bëhet president, do të insistojë në anulimin e vendimit të për njohjen e Kosovës.
Milaçiq siç transmetojnë mediat në Mal të Zi, në një tubim në Berane ka thënë se Qeveria malazeze manipuloi popullin e vet për këtë çështje.
E njëjta gjë, sipas mendimit të tij, u zhvillua në rastin e futjes së sanksioneve kundër Rusisë dhe hyrjes në NATO.
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 15 prill ku do të garojnë shtatë kandidatë.