
Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me stilin pamjen dhe atraksionin të cilin e ofron. Por, me foton e fundit Morena ka lënë pa koment të gjithë, ajo tregon edhe një herë format e saj të shkëlqyera dhe duket për mrekulli. Shkruan GazetaProjekti.
Bukuroshja nga Kosova numëron mbi 834 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku kohë pas kohë publikon fotografi që nuk e lënë askënd indiferent.

E kaluara e saj – si “Miss Kosova 2010”, nga ku fitoi të drejtën për të marrë pjesë në “Miss Earth 2010″, si edhe përfaqësimi i Shqipërisë në “Miss World 2012” dhe marrja e titullit “Miss Liberty of the World 2012” – shpjegon faktin pse ajo merr aq shumë vëmendje me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.
Këtë fundjavë, Morena e ka publikuar një ‘selfie’, në të cilin shfaqet në një pozë shumë atraktive, ashtu që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.
Në bazë të përshkrimit të lokacionit, bukuroshja tregon se këtë fotografi e ka realizuar në Stamboll të Turqisë.
Morena gjithmonë tërheq vëmendjen me fotografitë që i ndan me fansat e saj, sidomos me imazhet e realizuara në fokusin e fotografit të njohur, Norik Uka.
Pos të qenit një modele dhe sipërmarrëse e suksesshme, bukuroshja e ka realizuar disa këngë të pëlqyera.


Karrierën si këngëtare, ajo e nisi në vitin 2013 në një bashkëpunim me këngëtarin Blero, ku së bashku publikuan këngën “My Love”, e cila ishte pëlqyer nga publiku.
