Forcat e Armatosura njoftojnë se në Thumanë, aty ku janë shembur tre pallate, raportohet për persona të gjallë në rënoja.
FA dhe ekipet e emergjencave po punojnë për heqjen e materialeve inerte, për të bërë të mundur shpëtimin e personave që kanë ngecur për më shumë se tre orë.
Dy fëmijë të mitur u shpëtuan nga rrënojat e një pallati në Thumanë, ndërsa dy gra u nxorrën të pajeta. Raportohet edhe për dy vëllëzër nga Kosova të cilët gjinden nën rrënoja por fatmirësisht janë gjallë, burimin e bëjnë të ditur familjarët të cilët kanë pranuar telefonatë nga ta dhe policia e Kosovës tani veç është në vendin e ngjarjes