
Në mesin e deputetëve që morën kompensim nga shteti për shpenzimet e tyre të naftës është edhe kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza.
Hamza, atë kohë deputet i PDK-së, shpenzoi 1 mijë e 140 euro për të udhëtuar.
Për periudhën janar-dhjetor 2020, Hamza kishte marrë 960 euro kompensim nga shteti për udhëtim, ndërsa për periudhën janar-dhjetor 2021, ai kishte marrë 180 euro.
Megjithatë, Hamza këtë kompensim e kishte marrë pasi udhëtonte nga Mitrovica për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit si deputet.
Ndryshe, të enjten e kaluar, është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.
Publikimi i kësaj liste ka ngjallur reagime të shumta dhe nga deputetët është kërkuar që t’i kthejnë paratë.