
Qeveria e Kosovës ka ndarë 115 mijë euro për Komisionin shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, i është ndarë një shumë prej 115 mijë eurove Komisionit shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror.
Komisioni udhëhiqet nga ish-deputeti dhe anëtari i LDK’së, Shpejtim Bulliqi.
Emërimin e tij e kishte bërë kryeministri Ramush Haradinaj pas shkarkimit të Murat Mehes kur po bëhej demarkimi i kufirit me Malin e Zi.