970×90
970×90

Eddie Murphy do të bëhet baba për të dhjetën herë

Eddie Murphy do të bëhet baba për të dhjetën herë

Eddie Murphy do të bëhet baba për të dhjetën herë
Eddie Murphy do të bëhet sërish baba. Ai dhe e dashura e tij, Paige Butcher, janë në pritje të fëmijës së dytë të përbashkët.

Një përfaqësues i aktorit ka konfirmuar për People se ai do të bëhet, ndërsa ky do të jetë fëmija i dhjetë i komikut të njohur.

“Eddie Murphy dhe e dashura e tij, Paige Butcher, me kënaqësi njoftojnë se janë në pritje të fëmijës së dytë që do të lindë në dhjetor”, ka thënë zëdhënësi.

Paige Butcher dhe Eddie Murphy (Foto: Getty Images)
Murphy dhe Butcher janë prindër të një vajze, e cila është dyvjeçare dhe quhet Izzy Oona.

Aktori është baba i një djali 29-vjeçar nga lidhja me Paulette McNeelyn, ndërsa i ka katër vajza nga lidhja me ish gruan e tij, Nicole Mitchell Murphy.

Një djalë 27-vjeçar, Murphy e ka nga lidhja me Tamara Hood, si edhe një vajzë nga romanca me këngëtaren Mel B.

Në fotografinë e mëposhtme, Eddie ka pozuar me të gjithë fëmijët e tij, disa muaj pas lindjes së Izzy Oona.

Related posts