
Chrissy Teigen ishte e pranishme dje në eventin e rëndësishëm Global Citizen Vax. Ajo u shfaq së bashku me vajzën e saj, Luna dhe të dyja bënë një paraqitje spektakolare në tapetin rozë.
Modelja 35-vjeçar dhe vajza e saj 5-vjeçare ndaluan për të pozuar dhe Luna u fsheh nën fustanin e Chrissy-t, përpara se të dilte për të përshëndetur fotografët dhe fotot e shkrepura janë thjesht të mahnitshme.
Chrissy ishte personazhi i radhës shumë i famshëm që zgjodhi Valdrin Sahitin për veshjen e saj mbrëmjen e kaluar. Ajo shkëlqente me një fustan portokalli me bisht të gjatë, me dekolte të hapur dhe me një rrip në po të njëjtën ngjyrë që i theksonte linjat trupore.
Global Citizen VAX LIVE: The Concert To Reunite The World mbajtur në SoFi Stadium në Inglewood, Kaliforni, u drejtua nga Selena Gomez dhe synoi të frymëzojë besimin në vaksinën COVID-19, si dhe të mbështesë shpërndarjen e drejtë dhe të barabartë të vaksinës.
Yjet e tjerë që iu bashkuann eventit ishin Olivia Munn, David Letterman dhe J Balvin – të cilët u ngjitën në skenë për një performancë. Të pranishëm ishin gjithashtu Jennifer Lopez, Princi Harry etj.