
Dua Lipa mezi pret të vijë në Kosovë.
Këngëtarja Dua Lipa nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram ka treguar se mezi po pret që të kthehet në vendlindje, shkruan lajmi.net.
Ajo është shfaqur e veshur kuq e zi, me ngjyra e flamurit kombëtar.
“Një javë derisa të kthehem në atdhe !!”, ka shkruar ajo derisa ka njoftuar edhe njëherë se do të marrë pjesë në festivalin “Sunny Hill” i cili do të mbahet me 2 3 dhe 4 gusht në Parkun e Germisë.

Ndër të tjera Dua po e shijon suksesin e saj në muzikë dhe është një ndër emrat më të komentuar në botën e shoubizit të huaj.
Edhe jeta e saj private ka zënë vend të veçantë në ballinat e mediave rozë.