970×90
970×90

E tmerrshme: Serbi i thotë gjyqtares që u godit me top nga Djokovic se do t’i bashkohet djalit të saj të vdekur së shpejti

E tmerrshme: Serbi i thotë gjyqtares që u godit me top nga Djokovic se do t’i bashkohet djalit të saj të vdekur së shpejti

Gjyqtarja anësore, Laura Clark, ka marrë kërcënime në rrjetet sociale nga tifozët e Novak Djokovicit, pasi ky i fundit u diskualifikua nga ‘US Open’.

Tenisti i njohur serb, Novak Djokovic, u diskualifikua dje nga ‘US Open’, pasi e ka goditi me top gjyqtaren fundore, e cila për pak sekonda mbeti edhe pa frymë.

Mirëpo, më keq se kjo janë duke vepruar tifozët e tenistit nga Serbia, të cilët po e kërcojnë gjyqtaren, Laura Clark, me jetë.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale kohë më parë në ‘Instagram’, Clarck kishte bërë një dedikim për djalin e saj, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 2008, pas një aksidenti me motoçikletë, shkruan ‘Daily Mail’.

Një nga tifozët e Djokovicit, me emrin ‘brozarc’ në ‘Instagram’ i ka shkruar gjyqtares: “Mos u shqetësoni, ju do t’iu bashkoheni atij së shpejti”.

Related posts