970×90
970×90
970×90
970×90

E thotë Albin Kurti: Nesër do të shkojë në takim te Thaçi

E thotë Albin Kurti: Nesër do të shkojë në takim te Thaçi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se nesër do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.


“Unë ja kam dhënë detyrë këshilltarëve ligjore, sidomos atyre në aspektin kushtetues që ta vlerësojnë ftesën e presidentit. Sugjerimi i tyre është që unë të shkoj dhe unë do të shkoj nesër në takim si kryeministër në detyrë, që ta paraqes qëndrimin tim, qëndrimin tonë dhe duke mos e konsideruar si konsultim për qeveri, meqenëse do të ishte një lloj shkelje e kushtetuese se nuk ndodheni në një situatë paszgjedhore”, tha Kurti.

Kujtojmë se Thaçi ftesën e parë për takim ia ka bërë Kurtit, ku siç shkruhet në të ora e pritjes në Kabinetin e Presidentit është ora 10:00 e ditës së mërkurë.

Gjysmë ore më pas Kurit, termini i orës 10:30 është i rezervuar për kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

E menjëherë pas Mustafës i vjen radha kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili do të pritet nga Presindenti në orën 11:00.

Related posts