

Lajm i keq për Borussia Dortmundin në prag të ndeshjes së Championsit me Slavian e Pragës.
Axel Witsel, futbollisti kryesor i mesfushës së verdhezinjve mbyll vitin para kohe. Arsyeja është në kufijtë e të pabesueshmes. Lojtari belg është rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij e për pasojë është dëmtuar rëndë në fytyrë, aq sa kërkohej ndërhyrja krirugjikale. Si për çudi futbollisti dëmtohet në vendin më sigurt pa impenjim futbollistik.
Nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjet me Slavian e Pragës në Champions dhe me Leipzigun, Mainzin dhe Hoffenheimin në Bundesligë.