970×90
970×90

E quajtën lesbike, Vlora Çitaku denoncon fushatën e mediave serbe kundër diplomacisë kosovare

E quajtën lesbike, Vlora Çitaku denoncon fushatën e mediave serbe kundër diplomacisë kosovare


Para pak orësh mediat serbe publikuan një artikull për një ‘lidhje dashurie’ të fshehtë të ambasadores kosovare në Amerikë Vlora Çitakut dhe mikes së kosovarëve Madeleine Albright.

Pas këtij shkrimi reagoi ambasadorja Vlora Çitaku, e cila tha se çdo javë mediumet serbe shpikin nga një storie të ulët dhe pashije për të.

Ajo tha se qëllimin ua di ndërsa sipas saj ata askush në SHBA nuk i merr seriozisht.

“Ka kohë që disa media në Serbi merren në mënyrën më të ndytë dhe më agresive me mua . Thuajse çdo javë shpikin nga një storie të ultë dhe pashije për mua. Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të. Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozisht. Por, ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndytë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tablloidet e sponzorizuara serbe. Ndjejë keqardhje për ta. Keni me dështu”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Çitaku.

Ndërkohë mediat serbe sot kanë publikuar një lajm se kinse ambasadorja e Kosovës është lesbike dhe është në lidhje dashurie me Albright.

Related posts