970×90
970×90

“E papranueshme, si mund të ndodhë kështu” – Perez i reagon ashpër Ceferinit në fyrjen që i bëri Agnellit

“E papranueshme, si mund të ndodhë kështu”  – Perez i reagon ashpër Ceferinit në fyrjen që i bëri Agnellit

Florentino Perez i ka reaguar ashpër Aleksander Ceferinit për fyerjen që i bëri Andrea Agnellit.

Presidenti i real Madridit dhe i sapoemëruar i Superligës Evropiane e ka quajtur të papranueshme reagimin e të parit të UEFA-s.

Ceferion tha për Agnellin se nuk ka parë ende një gënjeshtar si ai dhe nuk e kishte ditur se kishin në mesin e tyre një gjarpër.

“Presidenti Ceferin ofendoi Andrea Agnelli, nuk është e mundur”, tha Perez. “Është e çmendur të diskutosh për një president të një klubi botëror si Juventus”.

“Kjo është diçka e papranueshme, UEFA duhet të ndryshojë, ne nuk duam një president që fyen presidentët e tjerë”.

“Pse nuk janë pagat në UEFA dhe La Liga publike? Pse nuk janë ulur pagat si gjithë të tjerët gjatë pandemisë? Na duhet më shumë transparencë. Ne e dimë pagën e LeBron James por nuk e dimë pagën e presidentit të UEFA-s”, ka shtuar më tej Perez.

Përveç Real Madridit, në themelimin e Superligës Evropiane kanë marrë pjesë edhe Atletico Madrid e Barcelona.

Related posts