
Avokati Arianit Koci ka konfirmuar se komandanti Rrustem Mustafa Remi ka pranuar ftesën për të dëshmuar në Gjykatën Speciale me datë 14 janar.
Ai ka pranuar se Mustafa do të paraqitet vullnetarisht në Hagë dhe se është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë për të cilën kërkohet hetim shkruan GazetaBlic.
Njoftimi i plotë
Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.
Kjo është ftesë për intervistim.
Z. Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.
Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje.”
Hetimi 7-vjeçar për krimet e pretenduara që dalin nga raporti i Dick Martyt dhe Këshillit të Evropës, pritet që fillimisht të finalizohet me së paku një aktakuzë të Prokurorisë së Specializuar, brenda muajit janar.
Gjykata Speciale për Kosovën u krijua në vitin 2015, me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.