![E konfirmon Edi Rama: Anulohet mbledhja e përbashkët e Qeverive shqiptare](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/2A3EF4E0-BB25-43A9-9FDA-9BB3A6151206.jpeg)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë të jashtëzakonshme për media ka konfirmuar se është anuluar mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë.
Rama ka thënë se duke marrë parasysh rrethanat e tensionuara kishte propozuar një takim më të reduktuar, porse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar formatin e ri të takimit.