970×90
970×90

E infektuara e 5-të me koronavirus një 37 vjeçare që erdhi nga Italia më 3 mars, qëndroi në Malishevë

E infektuara e 5-të me koronavirus një 37 vjeçare që erdhi nga Italia më 3 mars, qëndroi në Malishevë

Në Kosovë është rritur numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus.


Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe dy raste, teksa numri total është rritur në 5, shkruan Repporteri.net.

Në njoftim bëhet e ditur se bëhet fjalë për një mashkull 42 vjeçar i cili kishte qenë në kontakt me 77 vjeçarin nga Stublla e Vitisë që dje doli pozitiv në koronavirus.

Ndërkaq rasti i dytë është një 37 vjeçare shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.

Për shkak të këtij virusi, Qeveria e Kosovës ka ndërprerë procesin mësimor në vend, ka mbyllur kufijtë dhe dyqanet.

Related posts