Është ndarja nga jeta një prej biznesmenëve të hershëm dhe të njohur të Junikut, Shaban Isufaj, shkruan Gazeta Projekti.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Ari Isufaj, përmes një njoftimi publik. Shaban Isufaj, i njohur për kontributin e tij në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës, ishte një figurë e respektuar në rrethinën e Junikut.
Humbja e tij lë pas një trashëgimi të çmuar, jo vetëm në biznes, por edhe në raportet njerëzore dhe ndihmesën e tij ndaj bashkëqytetarëve.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Isufaj dhe gjithë miqve e të afërmve të tij në këtë kohë të vështirë. Pushoftë në paqe!
“Babai ynë i mrekullueshëm lamtumirë”, ka shkruar Ari.