Ka vdekur babai i kampionit të boksit, Hagji Robin Krasniqi, shkruan Gazeta Projekti.
Lajmin e kanë bërë të ditur vëllëzerit e tij, përmes një njoftimi në Facebook.
Robin Krasniqi, një nga boksierët më të njohur shqiptarë që ka korrur sukses ndërkombëtar, është përballur me këtë humbje të madhe në familjen e tij. Ndërkohë që detajet e plota për rrethanat e vdekjes së babait të tij ende nuk janë bërë publike, lajmi ka tronditur miqtë dhe fansat e kampionit.
Haxhi Robin Krasniqi ka bërë emër në boksin ndërkombëtar, duke fituar tituj prestigjiozë si kampion bote. Familja Krasniqi ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për të në karrierën e tij dhe humbja e babait të tij përbën një moment të vështirë për boksierin.
Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për Robin Krasniqin dhe familjen e tij në këtë kohë të pikëlluar.