970×90
970×90

Dy shqiptarët më të fortë të Parisit, bëhen bashkë dhe ligjërojnë para studentëve

Dy shqiptarët më të fortë të Parisit, bëhen bashkë dhe ligjërojnë para studentëve

Profesori i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki, ka patur një vizitë nga ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi. Transmeton GazetaProjekti. 

Në ambientet e punës ku e ushtron jetën akademike, profesori nga Kosova, Nezir Kraki ka pritur ambasadorin e Kosovës me të cilin para studentëve kanë biseduar edhe për rolin e Kosovës në raport me politikat e BE-së, lajmin e ka bërë të ditur ambasadori Gashi, i cili shkruan. 

Dje isha i ftuar në ligjëratën e profesorit Nezir H. Kraki në Univeristé Paris Est Créteil, në kursin e tij ”Politikat e BE-së”. Bashkë me profesorin dhe studentët biseduam për BE-në dhe Ballkanin, posaçërisht për raportet Kosovë-BE. Ishte kënaqësi për mua të jem i ftuar nga një profesor nga Kosova dhe të bisedoj me studentët e shkencës politike në këtë universitet, sidomos në këtë kohë kur është evidente nevoja për t’iu rikthyer diskutimeve për nocione që dikur janë marrë si të mirëqena (ekzistenca e BE-së, p.sh.), si dhe për kapacitetet e shteteve të Ballkanit për t’i zgjidhur problemet e tyre brenda një kuadri evropian. Faleminderit Nezir!. 

Related posts