
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do vazhdojë vizitat e saj në qytetet e Kosovës.
Këtë herë, për vizitë, Osmani do të shkojë në Junik, ku pritet nga kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Osmani në Junik do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin do të bëjnë homazhe te busti i heroit Edmond Hoxha.
Njoftimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetar i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. (Junik, ora 12:30)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik. (Junik, ora 12:50)
Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha” në Junik, ora 13:00)