970×90
970×90

Dy policë të Kosovës, janë plagosur sot në Veri

Dy policë të Kosovës, janë plagosur sot në Veri


Gjatë aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës është plagosur edhe një polic tjetër, kështu është polici i dytë i plagosur.

Burime nga Policia tregojnë se një polic tjetër ka marrë plagë nga plumbi, në pjesën e epërme të trupit.

Jeta e tij nuk është në rrezik, pasi plumbi ka prekur vetëm dorën.

Po ashtu mësohet se polici i parë i cili mbeti i plagosur në këtë aksion i cili u zhvillua në mëngjesin e kësaj të marte në Veri të Mitrovicës, është nga Gjakova dhe është plagosur në pjesën e përparme te kofshës.

Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion të gjerë në Veri për arrestimin e atyre që janë të përfshirë në kontrabandë me mallra. /Reporteri

Related posts