Dy ushtarakë rusë vdiqën në Bjellorusinë perëndimore pranë kufirit polak të premten gjatë stërvitjeve të përbashkëta ajrore me Minskun.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë të raportuara nga agjencitë ruse të lajmeve se parashutat e dy ushtarëve nuk funksionuan siç duhet “për shkak të një ere të fortë të papritur” gjatë kërcimeve të tyre.
“Megjithë përpjekjeve të mjekëve, dy ushtarakët rusë në kuadër të ushtrisë iu dorëzuan plagëve të marra”, thuhet në deklaratë.
Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 250 parashutistësh ushtarak rusë që morën pjesë në manovrat e përbashkëta me ushtrinë bjelloruse të premten.
Para këtij njoftimi, ushtria ruse kishte bërë të ditur në mbrëmje se këta ushtarë ishin kthyer tashmë në bazat e tyre në Rusi.