
Ishte koha kur muzika rep po bënte revulucion në vend dhe aktualizimi i kësaj rryme, përmes grupeve të ndryshme të formuara në Kosovë, kishte bërë që gjenerata e asaj kohe të involvohet fuqishëm në këtë zhanër. Shkruan Gazeta Projekti
“Ritmi i Rrugës” njëri nga grupet me të pëlqyera të asaj kohe që po e mbante skenen muzikore, Memli Krasniqi dhe Arbër Reçi formuan grupin në vitin 1995. Që nga ajo kohë e deri në shuarjen e grupit, ky mbeti absolut një prej grupeve që formoj repin shqiptar, ku çdo këngë e realizuar nga ta përqonte mesazhin pozitiv te gjenerata e asaj kohe. Bashkë me Enis Preshevën “Ritmi i Rrugës”, ishte bërë sinonim i repit shqiptar. Çdo këngë dhe çdo album i tyre dominonte skenen muzikore.
Dy djemtë e grupit sot kanë karrierë në fusha të ndryshme por stilin e tyre të vjetër e kujtojmë në këngët e tyre që kanë lënë pas.
Në vitin 2000 grupi publikoi albumin ‘Bota është e jona’ njëjtë sikur titulli i këngës që është mjaft e njohur dhe e pëlqyer edhe sot, kujtojmë edhe këngën tjeter “Rruga pa kthim” e cila ishte kthyer njëra ndër këngët më të pëlqyera të momentin, duke mos harruar as këngën “Një ditë do të jetë më mirë” . Pastaj duke vazhduar me hitet pasuese si: Obsesion, Fillimi i Ri, Jankerat, Ngritu tash, e shumë e shumë tjera, shkruan Gazeta Projekti.
Sot po i kujtojmë dy këngë nga ky grup. Të parën e kemi ‘Ushtari i Rrugës’, një këngë himn i viteve të para të pasluftës në Kosovë.
Dikujt mund të mos i besohet se kënga “Ushtari i Rrugës” është realizuar në vitin 2003.
Më vonë, këngë të tjera do të vinin nga dy djemtë e rinj që krijuan këngë të ndryshme dhe i dhanë kuptim tjeter melodive të repit shqiptar.
Melodia e dytë që po e sjellim sot është “Përjetësisht” edhe kjo një këngë me një videoklip të veçantë dhe një mesazh të qartë për fansat e grupit.
Grupi viteve të fundit është kërkuar nga fansat por duket sikur nuk do të ketë një ringjallje të melodive të këtij grupi, pjesë e nostalgjisë muzikore në Kosovë. Gazeta Projekti