
Janë publikuar listat e kandidatëve për deputet nga radhët e partive politike pas përfundimit të afatit për aplikim në Komisionin Qëndror Zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit. Shkruan Gazeta Projekti.
Faik Tofaj i cili është nënkryetar i Komunës së Junikut nga radhët e AAK-së do të jetë në list, ndërsa Zenun Shala nga radhët e LDK-së po ashtu do të jetë kandidat për deputet nga kjo zonë. Kujtojmë deri më tani Juniku nuk ka pas përfaqesues të vetin në Kuvendin e Kosovës, kjo pritet të jetë një kthesë e madhe për Junikun nëse njëri prej ktyte arrin të bëhet deputetë. /GazetaProjekti/