970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Durmishi: Përveç 53 milionëve, Betchel Enkas iu dhanë edhe 44 milionë euro tjera shtesë

Durmishi: Përveç 53 milionëve, Betchel Enkas iu dhanë edhe 44 milionë euro tjera shtesë

“Veç sa për sqarim. Nuk bëhet fjalë për 53 milion por për 97 milion euro. Përveq 53 milion euro Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milion euro.

Edhe pse kontrata ka qenë “llamsam” (me qelësa në dorë) dhe me këtë lloj kontrate nuk lejohen punët shtesë, pa asnjë procedurë të prokurimit Bechtel Enka-s i janë paguar edhe 44 milion euro shtesë”, ka shkruar Durmishi.

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shpallur dje aktgjykim dënues ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe tre të tjerëve në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Gjykata e dënoi me tri vite e tetë muaj burgim deputetin e AAK-së, Pal Lekaj.

Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Ish-ministri Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim, ish-këshilltari i tij politik, Eset Berisha u dënua me 3 vite e 3 muaj burgim, derisa ish-Sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatrin dhe ish-drejtorin e prokurimit publik, Besim Tahiri, Gjykata i dënoi me nga 1 vit e 8 muaj secilin.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Related posts