970×90
970×90

Durim Malaj dhe Kushtrim Kelani bashkë në studio, a po zihet një bashkëpunim?, flet menaxheri Labinot Nuraj

Durim Malaj dhe Kushtrim Kelani bashkë në studio, a po zihet një bashkëpunim?, flet menaxheri Labinot Nuraj

Dy ikonat e muzikës shqiptare të cilët për momentin janë zhvendosur në top lista kanë publikuar një video në njëren prej studiove muzikore të Prishtinës.

Bëhet fjalë për protagonistin e hitit “Bomba”, Durim Malaj dhe dhe krijuesin e hitit “Ti m’ke rrejt”, Kushtrim Kelani, shkruan Gazeta Projekti.

Ata, janë shfaqur pranë studiove të producentëve Granit Gashi dhe Nurtel duke kënduar këngën e 2po2 Çaj në verzionin e zhanrit popullor.

Durim Malaj është njëri nga top këngëtaret e momentit nën menaxhimin e Labinot Nurajt emër i njohur dhe i vlerësuar nga bota e show-bizit shqiptar.

Ky i fundit është kontaktuar nga portali ” Gazeta Projekti” në lidhje me bashkëpunimin i cili e ka mohuar një gjë të tillë.

“Momentalisht nuk është planifikuar një bashkëpunim në mes këngëtarit Durim Malaj dhe Kushtrim Kelanit, por në të ardhmen nuk i dihet, arsyeja pse ata qëndrojn në të njejtën studio është se punojn me të njejtit producent, Nurtelin dhe  Granit Gashin dhe po ashtu kemi një bashkëpunim të mirë edhe me menagjerin e Kelanit, Arian Kosumi”, ka thënë Nuraj.

Ndryshe, projekti i fundit i këngëtarit është ai me këngëtaren Yllka Kuqi “Nona”, i cili është duke u mirëprotur fuqishëm.

 

https://www.instagram.com/tv/CbOKuKGg7B7/?igshid=NWRhNmQxMjQ=

Related posts