970×90
970×90

Duke kërcënuar me sëpatë vodhi dymijë euro në një institucion mikrofinanciar, arrestohet 28 vjeçari në Gjakovë

Duke kërcënuar me sëpatë vodhi dymijë euro në një institucion mikrofinanciar, arrestohet 28 vjeçari në Gjakovë

Një punëtore e institucionit mikrofinanciar privat “RIA” ka informuar se nga një person i pa njohur nën kërcënimin e sëpatës i janë grabitur rreth 2,000 euro.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:36 në rrugën “Avdulla Babalija”, në Gjakovë.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se i dyshuari me inicialet F. H., i lindur në vitin 1995 është arrestuar si dhe i është konfiskuar sëpata dhe paratë e grabitura.

“Zyrtarët policorë me të pranuar informacionin menjëherë janë vënë në kërkim të të dyshuarit, ku nëpërmes rrugëve operative dhe hetimore është arritur të gjendet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet F. H., i lindur në vitin 1995, shtetas i Republikës së Kosovës. Në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: një sëpatë dhe 2,000 euro në bankënota 200-she, 100-she dhe 50-she”, thuhet në njoftim.

Related posts