Joshua e Wilder ende mund të vendosin për meçin mes tyre, palët mund të duelojnë në prill të 2019-ës.
Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik Anthony Joshua ka deklaruar sot se pavarësisht se këtë vit nuk ka shanse që të zhvillohet përballja me Deontay Wilder, propozimi mbetet ende në fuqi dhe se palët mund të duelojnë në prill të 2019-ës.
“Marrëveshja është ende në fuqi dhe mund të gjejmë gjuhën e përbashkët për ta zhvilluar sfidën vitin tjetër”, tha Hearn.
Duke qenë se nuk u arrit marrëveshja Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj rusit Alxeander Povetkin, i mandatuar nga WBA.
Wilder mban titullin e kategorisë WBC, ndërsa Joshjua të kategorive IBF, WBA dhe WBO.
“Joshua ka shumicën e titujve kampionë, ndërsa Wilder vetëm një. Ne do t’i japim Wilder një titull të ri, atë të “Instagramit”. Ne jemi të mërzitur që nuk gjetëm një marrëveshje, por duket se ata nuk duan që kjo sfidë të zhvillohet. Por për ne kontrata është ende e vlefshme dhe ua kemi lënë marrëveshjen në tavolinë dhe jemi gati që atë ta zhvillojmë më 13 prill, në stadiumin “Wembley”. Nëse Wilder dëshiron, jemi gati”, u shpreh Hearn.