970×90
970×90

Dua Lipa, si zëri i çdo të riu kosovar, do t’ju emocionojë me fjalimin e mbajtur në Këshillin Atlantik

Dua Lipa, si zëri i çdo të riu kosovar, do t’ju emocionojë me fjalimin e mbajtur në Këshillin Atlantik

“Po qëndroj para jush si një fëmijë i Kosovës qëështë lindur dhe rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe është këtu sot si mysafire e Shteteve tëBashkuara. Unë vij nga një vend që shumica nga ju mund ta keni dëgjuar, por ndoshta jo në mënyrën se si unë do ta përshkruaj. Dua të ndaj me ju paksa rreth Kosovës sime.

Kosovarëve iu pëlqen të festojnë, gjë që nuk ështëbefasi pasi ndoshta rreth 50% e popullsisë ështënën 25 vjeç. Unë jam zyrtarisht e moshuar nëKosovë… Kohët e fundit më treguan historinë e njëturisti që shkoi në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, i cili nuk mundi dot të flinte deri në orët e para të mëngjesit. Kjo për shkak të turmave tëzhurmshme në një bar përballë hotelit ku ai po qëndronte. Mëngjesin e ditës tjetër, turisti e pyeti recepsionistin: “Për çfarë rasti po festonin të rinjtëmbrëmë?”. Recepsionisti ia ktheu: “Ah, epo ngaqëishte ditë e hënë. Është ditë feste për të rinjtë”.

Sado që është një vend i vogël, Kosova po shpërthen nga kreativiteti dhe mund t’ju jap disa shembuj. “Zgjoi” një film i bukur i Kosovës, mori këtë vit tri çmime të mëdha në Sundance dhe besoj se do të korrësukses edhe në çmimet Oscar. Nga ana tjetër, gazetarë nga e gjithë bota po spekulojnë se çfarë ka Kosova kaq të veçantë qëpo nxjerr në pah kaq shumë artistë të suksesshëm në muzikë. Gjithçka që mund të them është, neve na duhet vetëm një mundësi dhe mund tëshkëlqejmë kudo në botë. Problemi i vetëm ështëse Kosova ka një treg mjaft të vogël muzikor dhe mundësitë për t’u përfshirë në turnet botërore, janë tëvogla.

Mirëpo një paraqitje e tillë mund të mashtrojëkëdo, i cili mund të mendojë se jeta në Kosovëështë e bukur dhe e thjeshtë. Në shumë mënyra, jeta në Kosovë është e vështirë dhe në mënyrë tëpamohueshme mbart shenjat e viteve të tëra lufte. Edhe për ata që iu larguan luftës në mënyrëpaqësore, ama nuk e trashëguan pasurinë e tyre.

Prindërit e mi e lanë Kosovën në vitin 1992, kur tensionet po shtoheshin. Ishin mjaftueshëm me fat që tëbënin një jetë të mirë në Londër. Gjatë viteve të vështira, ata e dinin se nuk mund të ktheheshin në shtëpi. Kjo situatë tek kushdo ka shkaktuar dhimbje, të cilat unë vetëm mundem t’i imagjinoj.

Për mua, të kem këtë identitet të dyfishtë, ka qenëpozitive. Kënaqem gjithmonë kur njerëzit e komentojnë atë që ata e quajnë “etika ime e punës prej emigranti. Është e vërtetë. Është dhuratë e trashëguar prej brezash. Por edhe me një frymëkombëtare të vendosur e të guximshme, duhet kohë ta marrësh veten dhe të gjesh rrugën e duhur.

Ende sot, Kosova po përballet me sfida tëndryshme dhe shpesh herë janë të rinjtë që po i mbartin pasojat. Të rinjtë kishin vështirësi të gjëninpunë dhe mundësitë ishin tepër të penguara nga kufizimet që e bënin të vështirë udhëtimin për punë, apo për qejf. Pasi i përmbushëm të gjitha kushtet, Komisioni Europian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën afërsisht tri vite më parë.

Kosova është vendi më i ri në Europë edhe për diçka tjetër. Jemi shtet vetëm 13 vjeçar nërrugëtimin tonëtë pavarësisë dhe si pjesë e njërrugëtimi ndërkombëtar të fuqishëm, ne do tëlulëzojmë emocionalisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në ADN-në tonë.

Më vjen keq që Mbretëria e Bashkuar vendosi tëlargohej nga Bashkimi Europian. Rikujtoj qëllimin parësor të Bashkimit Europian që është sigurimi i paqes përmes bashkëpunimit. A nuk do të ishte e përshtatshme që edhe Kosova të zinte vendin e saj në këtë bashkim paqësor, të rritej ekonomikisht njësoj si fqinjët tanë dhe të shëronte plagët e krijuara nga konflikti me Serbinë? Me këtë vision nëmendje, ju falenderoj pamasë për mundësinë qëmë dhatë për t’u shprehur në këtë takim!”

Related posts