970×90
970×90
970×90
970×90

Dua Lipa: Jam krenare që jam shqiptare

Dua Lipa: Jam krenare që jam shqiptare

Asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare, madje e ftuar në emisione të ndryshme ajo gjithnjë ka folur me krenari.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dua Lipa, e cila këtë herë në rrjetin social Instagram ka publikuar librin e gjyshit të saj “Kosova në periudhën e rindërtimit”.

Krah fotos Dua shkruan: “Gjyshi im, Seit Lipa, ishte Kryetari i Institutit të Kosovës në vitet 1990-1995. Duke dashur të tregojë historinë tonë, prejardhjen tonë, unë përpiqem tu tregoj njerëzve kudo që shkoj, në ç intervistë se jam nga Kosova. Ne kemi një histori interesante, për të cilën mësoj çdo herë nga pak. Një artikull që flet për punën e gjyshit tim, më bëri të shpërtheja nga krenaria dhe doja që këtë moment ta ndaja me ju”.

Këngëtarja në 10 gusht do të mbajë koncert madhështor në Prishtinë.

 

Related posts