970×90
970×90
970×90
970×90

Dua Lipa flet për qëllimin e festivalit

Dua Lipa flet për qëllimin e festivalit

Pas daljes në shitje të biletave për Festivalin Sunny Hill që do të mbahet në datat 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë, ylli kryesor i evenimentit, Dua Lipa, ka bërë një postim në rrjetet sociale për të treguar entuziazmin e saj në lidhje me këtë festival.

“Jam shumë krenare me babanë tim, Dukagjin Lipa, i cili pati një ide dhe një ëndërr dhe po bën pikërisht atë që ka thënë se do ta bëjë”.

“Dua të mendoj se e kam trashëguar një pjesë të këmbënguljes dhe urisë (për sukses) nga dy prindërit e mi, të cilët ma kanë dëshmuar se puna e madhe gjithmonë rezulton me sukses”.

“Ai kishte idenë të krijonte një festival në Prishtinë, Kosovë, me shumë yje ndërkombëtare dhe vendore, për të ndihmuar që Kosova të shfaqej kulturalisht në hartë”.

“Kemi pasur fatin që miqtë tanë na janë bashkuar për një prej formacioneve më argëtuese dhe më të ndryshme muzikore në rajon”.

“Festivali Sunny Hill do të mbahet këtë vit në Parkun e Gërmisë, ndërsa 25 për qind e përfitimeve nga shitja e biletave do të shkojë për Fondacionin Sunny Hill për të ndihmuar rininë e Kosovës në artet kreative”.

“Jam shumë e gëzuar që do t’i kem disa ditë para festivalit për të punuar me bamirësi dhe për ta vizituar qytetin tim. Bileta janë në dispozicion përmes sunnyhillfestival.com! Shihemi atje”, ka shkruar Dua në një postim në Instagram.

Dua Lipa në skenë (Foto: Getty Images)

Krahas Duas, në këtë festival do të performojnë edhe Action Bronson, Stanaj, SG Leëis, Col3trane, Grace Carter, Bondax dhe shumë artistë tjerë të famshëm shqiptarë.

Ndërsa nga yjet vendore do të interpretojnë Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Kidda, ODA, Jericho, Gamblemania, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Shpat Deda, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra, Gon & Sonik, Rrrron dhe Ylli Megi.

Related posts