
Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa janë duke mbajtur një intervistë me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti ku janë duke folur rreth festivalit të ‘Sunny Hill’ dhe për gjëra të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja gjatë intervistës ka treguar se kanë vendosur që së bashku me babanë të investojnë në amfiteatrin e Prishtinës.
“Ideja me bo një rrethim të asaj hapësirës që më vonë do përdoret nga gjithë qytetarët për festivale dhe gjëra të ndryshme” tha Dukagjini.
Ai vazhdon se do hapin një konkurs për një zgjedhje ideale dhe së bashku me Komunën e Prishtinës do përfundojmë këtë plan.