970×90
970×90

Dua Lipa argëtim maksimal, gjatë gjithë përformancës me përshëndetje në shqip

Dua Lipa argëtim maksimal, gjatë gjithë përformancës me përshëndetje në shqip

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka elektrizuar në mbrëmjen e djeshme (e premte) publikun shqiptar.

Në koncertin e mbajtur në parkun “Gërmia” në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, Dua ka interpretuar para publikut hitet e saj më të mëdha.

Atmosfera në natën e parë të festivalit “Sunny Hill” (Foto: Telegrafi)
Ajo doli në skenë rreth orës 00:40, pas performancës së artistit tjetër të suksesshëm, Stanaj.

“Blind your mind” është kënga me të cilën Dua filloi paraqitjen e saj në festival, teksa me të hipur në skenë, publiku shqiptar e priti me ovacione.

Publiku shqiptar e priti me ovacione të mëdha artisten me famë ndërkombëtare, Dua Lipa (Foto: Instagram)
Më pas, ajo ka vazhduar duke interpretuar ‘live’ të gjitha këngët tjera me radhë, ndër to edhe këngët e suksesshme si “New Love”, “One Kiss”, “IDGAF”, si dhe bashkëpunimin me Martin Garrix, “Scared to be lonely”.

Performanca e saj u përmbyll me hitin më të madh të saj “New Rules”, këngë e cila theu rekorde vitin e kaluar për jetëgjatësi në toplistat britanike.

Dua këndoi për publikun shqiptar disa nga hitet e saj më të mëdha (Foto: Telegrafi)
Përgjatë performancës, Dua është ndjerë shumë e emocionuar dhe ka biseduar shqip me fansat e saj.

“Prishtinë ju dua”, janë fjalët që këngëtarja me famë botërore thoshte më shpesh drejtuar publikut.


Momente nga performanca e Dua Lipës në skenë
E duket se pasi filloi të çlirohej nga emocionet, ajo nuk harroi t’i përshëndesë të gjithë ata që mundësuan realizimi dhe ardhjen e saj në festival.

“Tani pasi u çlirova pak në të folurit shqip, dua t’i falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e këtij festivali: Republikën, babain tim, si dhe të gjithë artistët që kanë kënduar dhe janë pjesë e ‘SunnyHillit’. E kanë ndezur skenën”, ka thënë ndër të tjerash Dua Lipa.

Dua Lipa, e zjarrtë në skenë para publikut shqiptar (Foto: Instagram)
E njëjta ka interpretuar live me orkestër të gjitha këngët e saj,duke krijuar një atmosferë sa impozante aq edhe elektrizuese për publikun shqiptar.

Ky është koncerti i dytë për Dua Lipën në Prishtinë, pasi një të tillë e kishte mbajtur edhe dy vite më parë.

Koncerti i dytë i Dua Lipës në Prishtinë, gusht 2018 (Foto: Telegrafi)
Për të treguar se është patriote e vërtetë, Dua përveçse ishte veshur kuq e zi, ashtu siç kishte paralajmëruar, ajo ka bërë edhe simbolin e shqiponjës disa herë me duar gjatë performancës së saj.

Related posts