Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e ka nisur ditën e parë në krye të Kuvendit të Kosovës me dy vizitorë mjaft të veçantë.
Atë në ambientet e Kuvendit të Kosovës e kanë vizituar dy vajzat e saj të vogla, Dua dhe Anda.
Osmani ka publikuar një foto nga ky moment i veçantë në jetën e saj.
“Mirëmëngjesi nga dy vizitoret e para pas marrjes së detyrës së re”, ka shkruar Osmani përbri fotos.
Gjatë ditës së djeshme, Vjosa Osmani, me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës.