970×90
970×90

Driton Hyseni kritikon qeveritë e deritanishme për neglizhencën e rajonit të Llapit: Tani është koha për vëmëndje të merituar

Driton Hyseni kritikon qeveritë e deritanishme për neglizhencën e rajonit të Llapit: Tani është koha për vëmëndje të merituar

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka kritikuar qeverisjet e deritanishme për neglizhencën që ia kanë bërë rajonit të Llapit, njofton Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Hyseni ka përmendur ndërprerjen e autostradës në fshatin Besi, e cila ishte planifikuar që të ndërtohej deri në territorin e Komunës së Podujevës dhe do të mundësonte udhëtim më të lehtë gurbetqarët që përdorin pikën kufitare në Merdare për të hyrë në Kosovë.

Kjo gjë e ka shqetësuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Driton Hyseni, i cili ka kritikuar edhe punimet në magjistralen Podujevë-Prishtinë – e cila përkundër që është nisur në vitin 2016, ende punimet janë në fazat fillestare.

Hyseni ka thënë se “Treva e Llapit mbeti e harruar nga të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë”, duke shtuar se “tani është koha ti kushtohet vëmendja e merituar”.

Postimi i plotë i anëtarit të Vetëvendosjes, Driton Hyseni:

Autostrada që do lidhte rajonin e harruar të Llapit me Kosovën, për vite tëra e lënë në gjysmë!

Në nëntor të këtij viti mbushen 6 vite që nga koha kur në autostradën që lidhë trevën e Llapit me pjesët tjera të Kosovës e Shqipërisë janë ndalur punimet.

Ishte e Mërkurë, 27 Nëntor 2013, dita kur u lëshua në qarkullim segmenti i autostradës “Ibrahim Rugova” i përfunduar deri në Lebanë, afër Besisë, për të mos vazhduar më, as edhe me një metër më shumë. Përderisa, zgjerimi i magjistrales aktuale që lidhë Llapin më Prishtinën ka filluar në shtator 2016 dhe ecë me ritme tepër të ngadalta, jo një kilometër por as edhe një metër nuk ka përfunduar si duhet!

Treva e Llapit mbeti e harruar nga të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë. Koha ti kushtohet vëmendja e merituar edhe kësaj pjese të Kosovës.

Related posts