970×90
970×90

Drilon Islami transferohet te klubi rumun CFR Cluj

Drilon Islami transferohet te klubi rumun CFR Cluj

Mesfushori kosovar Drilon Islami ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke u transferuar te klubi i njohur rumun CFR Cluj.

Pas dy sezoneve mbresëlënëse me Prishtina, ku mbajti shiritin e kapitenit dhe së fundmi fitoi Kupën e Kosovës, Islami tashmë do të vazhdojë rrugëtimin e tij në elitën e futbollit rumun.

24-vjeçari është prezantuar zyrtarisht si përforcimi i dytë i verës për CFR Cluj. Te Cluj, Islami bashkohet me bashkëkombësit si Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica.

Njoftimi i plotë nga CFR Cluj

Tifozë të CFR-së, bëhuni gati të njiheni me përforcimin e dytë të kësaj vere! Duke filluar nga sot, Drilon Islami është mesfushori më i ri i skuadrës sonë.

24-vjeçari nga Kosova vjen në Gruia pas dy sezoneve të kaluara te FK Prishtina, skuadër për të cilën mbajti shiritin e kapitenit dhe me të cilën fitoi Kupën e Kosovës vetëm dy javë më parë! Me një karrierë të ndërtuar në vendlindje, me 143 ndeshje të zhvilluara, Drilon ka luajtur më parë edhe për FC Drita dhe FC Ferizaj.

Mirë se erdhe, Drilon, dhe të urojmë sa më shumë suksese me CFR Cluj.

Related posts