Pas polemikave të fundit me kryetarin e komunës Ramiz Lladrovcin, tani ka reaguar edhe kryetari i Vizionit për Drenasin, Xhavit Drenori.
Drenori e ka quajtur analfabet dhe të imponuar kryetarin e Drenasit, ndërsa i ka thënë se me të mund të polemizojë vetëm kur Lladrovcit ta kryej shkollën e mesme.
Sipas Drenorit, Lladrovci është kryetar i imponuar nga presidentin Hashim Thaçi.
Ky është reagimi i plotë i Drenorit:
Nuk ke faj Ti.
Faj ka Hashim Thaçi (ndohsta edhe nuk ka pas qare për shkak të milionave të “Vendlindja Thërret” apo “Gjykata Speciale”) që na “imponoj” një analfabet të pa gdhendun për Kryetar të Komunës.
E për polemizim me Drenorin: Kur të përfundosh shkollën e mesme, eja polemizojmë!