Qindra qytetarë janë grumbulluar sot në Dragodan, te varrezat e qytetit të Prishtinës, ku i dhanë lamtumirën e fundit legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Familjarë e miq të shumtë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, legjendës së futbollit, i cili ndërroi jetë me 9 qershor të vitit 2018.
Drejtuesit e Klubit Futbollistik Partizani u panë sot pjesë e ceremonisë së varrimit të Fadil Vokrrit.
Vokrri kishte nisur karrierën e tij prej një futbollisti tek ky klub gjatë viteve të ’80-ta.
Nga jo që shihet, Vokrri do të pushojë në mes të një hapësire që do të kthehet në memorial për të./Gazetametro.net