970×90
970×90

Drejtori i ri i CIA-s ishte takuar me Hashim Thaçin

Drejtori i ri i CIA-s ishte takuar me Hashim Thaçin

Senati ka konfirmuar William Burnsin si drejtor të CIA-s nën administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, duke aprovuar emërimin pa asnjë kundërshtim.

Me konfirmimin e tij, Biden tani ka ekipin e plotë të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare në vend.

Biden e kishte nominuar në muajin janar si drejtor të CIA-s, Burnsin, i cili më parë ishte zëvendëssekretar i shtetit në administratën e presidentit, Barack Obama dhe mbajti poste në shërbime të huaja për më shumë se tre dekada.

Ai do të bëhet udhëheqësi i parë në historinë e CIA-s, i cili ka përvojë edhe në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Ndryshe, Burns ka vizituar Kosovën para tetë vjetëve duke u takuar me kryeministrin Hashim Thaçi.

Ai për vizitë kishte ardhur në qershor të vitit 2013.

Related posts