
Njeriu që udhëhoqi Postën dhe Telekomin e Kosovës, Gent Begolli, ka ofruar sot dorëheqjen nga ky post.
Burime të Gazetës Projekti brenda këtij institucioni kanë konfirmuar dorëheqjen e deritash shefit të PTK’së.
Arsyet e dorëheqjes së Begollit nga udhëheqja e PTK’së nuk janë bërë të ditura akoma, mirëpo ai kishte vetëm pak muaj në krye të këtsaj ndërmarrje.
Sidoqoftë, Gent Begolli akoma nuk ka folur personalisht për këtë çështje dhe nuk ishte shprehur as më herët për ndonjë pakënaqësi në vendin e tij të punës.
Ndryshe, Begolli ishte një kohë drejtor në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit, ndërkohë që edhe në zgjedhjet e fundit ishte i pari i listës së AAK’së.