Shumë kush e kujton Edjona Dervishin si “aktorja” që realizoi kameran e fshehtë të Rudina Dembacajt.
Videoja në youtube e publikuar një vit më parë, ku Edjona hiqej sikur ishte e dashura e bashkëshortit të autores së programit “Mos i fol Shoferit” në Ora News ka arritur gati në 1 milionë viwës. Shikoni videon.
Një vit më pas duket se Rudina ia ktheu reston Edjonës, e cila mban postin e Drejtoreshës së Tv Channel One.
Në kameran e fshehtë, Edjonës i njoftohet shkarkimi i menjëhershëm nga puna për shkak se nuk ka plotësuar të gjitha objektivat, performancë të dobët dhe keqmenaxhim të burimeve njerëzore.
“Presidenti ka marrë një vendim për të zëvendësuar dhe është i bindur se personi tjetër do e kryejë shumë më mirë detyrën. Sot është dita jote e fundit. Ti largohesh nga puna” i komunikohet Edjona Dervishit, madje i thuhet se ka shkaktuar dhe një dëm ekonomik dhe mund të përballet dhe në gjyq.
“Një falenderim do ia them unë presidentit” thotë Edjona por edhe kjo i refuzohet. “Nuk ka dëshirë të të takojë”
E nervozuar, por duke u përpjekur të ruajë qetësinë Edjona shpërthen në një moment kur gris dokumentin.
” Nuk e meritoja. Këto arsye i hedh në kosh dhe unë e gris. Këto janë pallavra dhe unë i hedh në kosh. Nga puna iki që tani”
Por kur doli tek dera kuptoi se kjo ishte loja.