Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka mbajtur të premten takim me zyrtarët e lartë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), më të cilët ka biseduar diskutuan për një numër të çështjeve që lidhen drejtpërdrejtë me ligjin për investime strategjike.
Në këtë takim koordinues të realizuar për përcaktimin e aseteve që do të hyjnë brenda kornizës së investimeve strategjike, ishte prezent edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, kryesuesi i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi dhe drejtori i AKP-së, Ekrem Hajdari.
“Ne jemi të interesuar që të përparojmë me proceset si Brezovica, Grandi, dhe asete të tjera me interes të veçantë. Së bashku besoj që mund të shtyjmë proceset me interes për vendin tonë përpara”, ka thënë ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi Gashi.
Në fund të takimit palët u pajtuan që të realizojnë edhe një takim të radhës ku do të diskutohen projektet individuale, dhe do të dilet edhe me rezultate konkrete.